AKU kontrroll në Durrës, Murto: Po ndalojmë tregëtimin e daterit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës ka përfunduar fushatën e njoftimit të subjekteve që tregtojnë dhe magazinojnë prodhime deti në lidhje me ndalimin e tregtimit të daterit, një specie e rrallë dhe e veçantë kjo në ujrat e Adriatikut.Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Altin Murto, shprehet se nga kontrolli i dyqaneve që tregtojnë mish janë konstatuar 42 subjekte të parregjistruar në QKR si dhe një pjesë tjetër që nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe pas sanksioneve ndaj tyre, vetëm 10 subjekte nuk kanë plotësuar kushtet.Me urdhër të AKU-së është mbyllur edhe tregu i bulmetit dhe peshkut që gjendet pranë tregut të përditshëm të fruta-perimeve, pasi në këtë treg nuk plotësoheshin kushtet higjeno-sanitareQë nga krijimi i grupit Task-Forcë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në muajin nëntor, në të gjithë territorin e qarkut Durrës janë kontrolluar 123 pika të tregtimit të mishit, nga të cilat 15 janë gjobitur me gjoba që variojnë deri 100 mijë lekë, për mosplotësim të kushteve higjeno-sanitare dhe dokumentacionit që kërkohet nga Drejtoria Tatimore.