Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje
Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirjeve anti-shqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ku të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat.Në mënyrë simbolike ata kanë perzënë një tufë me dele të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës. Sheh Hysni Hormova tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memorjes historike pa të cilën vdesin edhe kombet.Albi Koçi në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.Pritet që aktivitete të ngjashme të organizohen në të gjithë Jugun në territore ku përgjatë pranverës do të përkujtohen masakrat mes popullsisë së pambrojtjur prej andartëve grekë të vitit 1914.