Tiranë, Ambasada e Kosovës pritje me rastin e 6 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Me rastin e gjashtë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Tiranë ka zhvilluar një pritje pasditen e sotme në hotel “Sheraton”.Në këtë ceremoni pritjeje ishin të pranishëm, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexander Arvizu, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, përfaqësues të shoqërisë civile, trupi diplomatik I akredituar në Tiranë, deputetë, përfaqësues të mediave, konsuj të nderit dhe shumë personalitete të tjerë.Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti Zëvendës Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gani Veselaj, i cili ka vlerësuar hapat e rëndësishëm dhe zhvillimet pozitive në Kosovë.“Kosova ka arritur të ruaj zhvillimin e saj ekonomik, jemi duke mbajtur bisedime në Bruksel me Serbinë. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm dhe ka patur zhvillime pozitive”, u shpreh Veselaj.