Shkodër, biznesi sfidon tatimet mbi 300 subjekte të paliçensuara operojnë në qytet
Biznesi në Shkodër i mbyll dyert tatimeve. Ky është realiteti me të cilin janë përballur gjatë kësaj të hëne, Inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve në këtë rreth. Të dhënat paraprake flasin për 300 biznese të paliçensuara që operojnë vetëm në qytet, por Drejtori i Hetimit Tatimor, Pal Leraj, thotë se në realitet numri është më i madh, por nuk është deklaruar.Qëllimi i këtyre aksioneve është shmangia e evazionit fiskal. Harta e shtrirjes së bizneseve debitore është nga qendra e Shkodrës e deri në periferi, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar një dëm të konsiderueshëm.Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar masa ndëshkimore dhe sipas tyre nuk do të ketë tolerime për asnjë subjekt, por ditët e para të punës po dëshmojnë se bizneset vijojnë të sfidojnë hapur shtetin. Pritet që në ditët në vijim të shihen rezultatet konkrete të këtyre kontrolleve në terren.