Ndryshimet në ligjin për nëpunësin, Bregu: Me ligjin e ri nuk ka më status civil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2014, 16:42
Ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil janë kërcënim real për të gjithë punonjësit e administratës publike, dhe sipas deputetes së Partisë Demokratike , Majlinda Bregu, ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e Nëpunësit Civil, synojnë që në administratë të mos ketë nëpunës që gëzon statusin civil.Ky akt sipas saj ka pasoja të mëdha për vendin.Ndonëse Gjykata Kushtetuese e cilësoi Aktin Normativ si anti -kushtetues, mazhoranca vuri në jetë planin B, duke miratuar disa ndryshime në ligjin e Nëpunësit Civil, të cialt janë kthyer në debatin politik të ditës.