Berisha: Afera e furgonave, kopje e aferës së lojërave të fatit!
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi bë faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook’, ka reaguar në lidhje çështjen e furgonëve 8+1 duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për interesa vetjake, duke e quajtur aferën e furgonave si kopje të aferës së lojërave të fatit!Berisha shprehet se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre.Më pas ish kryeministri ka theksuar se në rastin e furgonave, po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa të tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij!Postimi i plotëMiq, afera e furgonave, kopje e aferës së lojërave të fatit!Të dashur miq, informacione të besueshme paraprake provojnë se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre.Pra, në rastin e furgonave, po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa të tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij! sb