Vrasje për pronat në Lushnje, qëllohet me armë gjahu, vdes në spital i riu

Konfliktet e pronësisë kanë marrë një tjetër jetë. Një 33-vjeçar nga fshati Zham i Komunës Dushk në Lushnje, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjahu.Fillimisht Besnik Dingozi ka mbetur i plagosur rëndë, dhe të afërmit në mungesë të një mjeti tjetër për ta transportuar në spital e kanë nisur atë me një fadromë. Ka qënë i vetmi mjet që po përdorej nga viktima dhe të afërmit e tij për të hapur gropa për të mbjellë ullinj, kjo fadromë, me të cilën kanë udhëtuar për 8 km deri në Dushk dhe më pas e kanë transportuar me një makinë drejt spitalit të Lushnjës, ku mësohet se 33-vjeçari ka mbërritur i pajetë për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara me armë zjarri.Ka qenë pikërisht kjo parcelë, në të cilën po mbillte ullinj viktima që ka shkaktuar sherrin mes dy fiseve, pasi secili prej tyre pretendonte pronësinë mbi të për faktin se parcela ndodhet në kufirin mes dy fshtrave Zham dhe Gramsh.Përfaqësuesit e fy familjeve, Dingozi dhe Meta, pas konflikteve të herë- pas-hershme e kanë çuar konfliktin deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar kështu viktimën e rradhës për çështjen e pronave në vendin tonë.Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat e policisë të cilët vunë në pranga kushërinjtë  Haxhi Meta, Skënder Meta dhe Xhevahir Meta, ndërsa disa orë më vonë u arrestua në Gosë të Kavajës dhe Caush Meta, i cili akuzohet si bashkëpunëtor dhe si person që mund të ketë dijeni mbi krimin.