Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit, Shqipëria ngjitet me 13 vende
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2014, 13:20
Në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit (European Environmental Agency) të publikuar në Janar 2014, Shqipëria ngjitet me 13 vende. Vitet e fundit vendi ynë gjithmonë është rankuar i fundit në raportimet e bëra nga Agjencia.Duke iu referuar këtij raporti, Ministri Mjedisit Lefter Koka tha:"Ky vlerësim i bërë nga një agjenci europiane e mjedisit si EEA, tregon se Ministria e Mjedisit po bën progres të dukshëm. Kjo ndikon padyshim edhe në hapat e mëtejshme që po ndërmerr vendi drejt integrimit në Bashkimin Europian" .