Vrasja “shqiptare” në Greqi, dosja shkon në gjykatë: Vrasja për një fjalë goje
Vrau një 19-vjeçar gjatë festimit të fejesës së një miku të përbashkët në Greqi në vitin 1999, Prokuroria e Tiranës kërkon gjykimin për akuzën e vrasjes me paramendim.Ngjarja ka ndodhur 15 vjet më parë në fshatin Sindos të Selanikut ku shqiptarët emigronin në masë, duke qenë pranë kufirit.Në kërkesën për gjykim të Prokurorisë shpjegohet si ka nisur konflikti mes autorit Rakip Koldashi dhe viktimes Besim Tafhasi.Besimi se bashku me disa bashkefshatare te tij dhe te njohur te tjere kane qene ne te ashtuquajturen banese te shtetasit Dritan Qenanaj per te festuar se bashku fejesen e ketij te fundit.Gjate pijes, ku siç duket grupi ka kaluar masen,viktima provokohet nga i pandehuri Rakip Koldashi,i cili i ka kerkuar Besimit te pije sa te tjeret, gje e cila eshte kundershtuar qetesisht nga ky i fundit, duke thene se kaq jane mundesite.Kundershtimi dhe ne menyren e mesiperme, siç duket ka fyer te pandehurin, i cili ka qelluar me shishe birre Besimin, por pa arritur ta godasë dhe pavarësisht kesaj sjellje brutale, ky i fundit i ka thene me teper miresjellje dhe faleminderit.Por autori Koldashi, nuk e ka mbyllur me kaq,pasi të nesërmen kur janë mbledhur përsëri në të njëjtin ambjent,kishte planifikuat të vriste 19-vjeçarin Tafhysa.Te nesermen e ngjarjes, rreth mbremjes po ne vendin e nje nate me parë eshte mbledhur serish grupi i emigranteve shqiptare mes te cileve dhe Rakip Koldashi dhe Besim Tafhasa, te cilet nuk kane komunikuar fare.Pas rreth gjysem ore, viktima eshte ngritur dhe ju ka thene shokeve se do te blinte nje pakete cigare, e pas tij menjehere eshte ngritur dhe Rakip Koldashi, i cili eshte larguar me motor.Pas pak çastesh ata qe kishin mbetur, kane degjuar zhurma dhe menjehere kane dale jashte dhe rreth 100 metra me tutje kane pare te pandehurin dhe viktimen duke u zene me njeri-tjetrin dhe pas pak çastesh Rakipi me thike ne dore eshte larguar me te shpejte me motor ne drejtim te paditur.Rakip Koladshi u arrestua në datën 30 dhjetor të vitit 2013 në Tiranë, në zonën e Paskuqanit aty ky banonte prej vitesh.