“Dhurata” në 6-vjetorin e pavarësisë, Kosova bëhet me ushtri, lamtumirë FSK-së

Në kuadër të manifestimit qendror për gjashtë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues parakaluan në sheshin “Zahir Pajaziti”.Kjo do të jetë para e fundit e FSK-së për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës.FSK i bëri nderime atdheut duke ngritur flamurin shtetëror dhe intonuar himnin e Republikës së Kosovës, ndërsa përveç krerëve të vendit, të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë.Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi me këtë rast vunë kurora lulesh pranë shtatorit të heroit Zahir Pajaziti.Presidentja Jahjaga tha se në këtë gjashtë vjetor të pavarësisë duhet të dëshmojnë se po ruajmë vlerat e gjeneratave të tëra që u sakrifikuan. Ajo tha se Kosova ka shkuar të tashmen me paqe me ndihmën e miqve ndërkombëtar.“17 shkurti shënon historinë e pakthyeshme dhe të pamohueshme të shtetit të Kosovës”, tha Jahjaga, duke shtuar se periudha e hasmërive në Ballkan ka kaluar dhe tani është koha e integrimit në strukturat evropiane.Ajo vlerësoi se pavarësia e Kosovës është garantuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.Jahjaga tha se ende ka punë t’u bërë në krijimin e shtetit të së drejtës, për rend dhe ligj në secilën pjesë të vendit etj.Ndërkaq, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se të gjithë ndihen krenar që Forca e Sigurisë së Kosovës është një storie e suksesshme.Duke elaboruar proceset e dertanishme, Thaçi tha se është koha të vazhdohet më tutje me një kapitulli të ri, të merren përgjegjësitë e plota për shtetin tonë edhe në lëmin e sigurisë.Kjo sipas tij, nënkupton edhe në emër të ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës.“Kjo është parada e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me këtë emër”, u shpreh Thaçi duke shtuar se na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.Ai tha se Forcat e Armatosura do të kenë mandat të ri, do të kenë kapacitete mbrojtëse.Sipas tij, Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Qytetarëve në këtë gjashtëvjetor iu drejtua edhe ambasadorja amerikane, Tracey Jabocson.

6-vjetori i pavarësisë së Kosovës, kuvendi seancë speciale, festime në gjithë vendin

Nën tingujt e himnit kombëtar të Kosovës, Kuvendi mbajti seancën solemne në nder të gjashtëvjetorit të pavarësisë.Të pranishmëve në seancë iu drejtua fillimisht kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili theksoi se 17 shkurti do të mbetet një datë e arritjes në historinë e Kosovës nga një proces i gjatë i përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta të qytetarëve. Këto përpjekje dhe sakrifica, tha Krasniqi, simbolizohen me emblemën e komandantit legjendar Adem Jashari.“Përkulemi me pietet para brezave që u sakrifikuan për Kosovën e pavarur”, u shpreh Krasniqi.Ai tha se për gjithë këto vite, Kosova nuk ka rrezikuar askënd, pasi si projekt dhe realitet është krijuar mbi bazat e vlerat e larta demokratike.Ndërkaq Kryeministri, Hashim Thaçi, theksoi se gjashtë vjet më parë u finalizuan aspiratat dhe përpjekjet e shumë gjeneratave për liri dhe pavarësi. Ai vlerësoi se në këtë ditë kujtojmë me respekt të madh luftën e UÇK-së, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve për liri.Kryeministri tha se në këto ditë kujtohet po ashtu puna e vazhdueshme e presidentit Ibrahim Rugova, heroizmi i pashoq i komandantit Adem Jashari, Zahir Pajaziti e heronjve tjerë.“Ne kemi dëshmuar se dimë të kthejmë dhimbjen në forcë, kemi ditur të marrim në dorë fatin e vendit tonë”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se 15 vjet liri dhe gjashtë pavarësi nuk janë shumë për historinë e një populli por për këto vite janë ndërtuar organet e sigurisë, shërbimi diplomatik dhe shumë çështje tjera me rëndësi për Kosovën.Duke përmendur proceset e fundit, Thaçi tha se duhet të vazhdojnë të punojnë për një Kosovë ku respektohet secili individ, ku respektohet ligji, ku shtresat sociale trajtohen me dinjitet dhe ku do të ketë shpresë e mirëqenie për të gjithë.“Ne që kemi jetuar në robëri e dimë më së miri se çfarë domethënie ka liria... Do të punojmë për garantimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.... Zoti e bekoftë Kosovën, urime dhe suksese”, përfundoi fjalimin Thaçi.Thaçi e Krasniqi kanë falënderuar të gjitha vendet mike që kanë ndihmuar e që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovë.Kjo ceremoni nuk ka zgjuar kureshtjen e një shumice të madhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilit nuk kishin ardhur në këtë seancë solemne.Shumica nga deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë parë në Kuvend, atë të komuniteteve, të PDK e shumë të tjerë.