Harito priti në një vizitë zëvëndës sekretarin e përgjithshëm të (ITU), Houlin Zhao
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) dhe njëkohësisht kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të ITU-së në zgjedhjet që do të zhvillohen në Konferencën e Plotëfuqishmëve të ITU-së PP-2014 në tetor- nëntor të këtij viti, Houlin Zhao, zhvilloi një vizitë dyditore në vendin tonë.Në kuadër të kësaj vizite, Zhao zhvilloi disa takime me përfaqësues të qeverisë ashtu dhe me organet rregullatore. Në takimin e zhvilluar me Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, Houlin Zhao vlerësoi zhvillimet e bëra në vendin tonë në fushën e telekomunikacioneve dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar vendin tonë në proceset e ndërmarra në këtë fushë.Ai bëri një prezantim te përgjithshem të zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacioni dhe komunikimit, duke nënvizuar rolin e ITU-së si rregullator ndërkombëtar për spektrin e frekuencave, për standardet ne fushën e telekomunikacioneve dhe zhvillimin e infrastrukturës globale të komunikimeve.ITU tha Z.Zhao ka si qëllim mbështetjen e të gjitha vendeve dhe koordinimin e zhvillimeve në nivel global. Ai u shpreh se ITU, do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, qeverinë dhe rregullatorët në procesin e zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë.Në takimin e zhvilluar me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, u diskutua mbi projektet që aktualisht janë në zhvillim në vendin tonë sikurse procesi i kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike, hartimin e strategjisë së re për axhendën dixhitale, zhvillimet në fushën e mobile broadband, të e-qeverisjes etj.Zhao zhvilloi takime dhe me Kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Piro Xhixho. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, është organizata ndërkombëtare për telekomunikacionet dhe agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara për telekomunikacionet.Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve është krijuar në vitin 1865 dhe ka aktualisht 193 vende anëtare dhe mbi 600 anëtarë sektori, që përfaqësojnë industrinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, organizata rajonale, operatorë të telekomunikacioneve nga të gjitha vendet e botës etj. Vendi ynë është anëtar në këtë organizatë që nga viti 1922.