Çanta e harruar te muri i ambasadës, ushqimet e studentit alarmojnë policinë e SHBA-në

Një çantë e harruar pranë murit rrethues të Ambasadës amerikanë ka alarmuar policinë e Tiranës dhe stafin e Ambasadës për një bombë të mundshme. Por për fat të mirë alarmi ka rezultuar fals, pasi në çantë pas kontrollit të bërë nga specialistët e antiterrorrit janë gjetur vetëm ushqime.2 kavanozë reçel, presh, byrek edhe një fletore kanë qënë produktet që vunë në rrezik sigurinë e selisë më të rëndësishme diplomatike në vendin tonë. Ka qënë një telefonatë në sallën operative të Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, ku është lajmëruar për një objekt të dyshimte në rrugën “Jani Kukuzeli”.Mësohet se telefonata nuk është kryer nga shërbimi i sigurisë së Ambasadës, pasi rreziku nuk ishte në territorin e tyre. Bëhet me dije se thirrja është bërë nga një qytetar i zonës, i cili ishte i shqetësuar për praninë e çantës në zonë.Menjëherë në vengjarje janë nisur forcat e policisë si dhe specialistët e antiterrorit, ku fillimisht është siguruar zona dhe pas kontrolleve ka rezultuar se kjo çantë nuk përbente rrezik për Ambasadën dhe qytetarët e “Rrugës së Elbasanit”.Edhe pse kishte përfunduar kontrolli, personi i cili kishte harruar çantën nuk u bë i gjallë për ta marrë, ndoshta edhe shkak të efektit që shkaktoi kjo harresë.Alarmet për bombë në Tiranë muajin e fundit kanë qënë mjaft të shpeshta, ku ato në shkolla janë kthyer në shqetësim.Ndërsa nuk kanë munguar as ato në qendër të Tiranës, ku parkimi i Bashkisë së kryeqyetit për disa orë u kthye në shesh kontrollesh nga specialistët, pas një telefonate anonime për bombë.