Jahjaga e Thaçi, homazhe te varri i presidentit Rugova

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.Jahjaga me këtë rast tha se në këtë gjashtëvjetor të pavarësisë po nderojnë veprën dhe jetën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili sipas saj, me politikën e tij aktive e paqësore arriti të mobilizojë popullin dhe të fitojë përkrahjen ndërkombëtare.Ajo tha se po bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, njeriut që krijoi strukturat autonome në kushtet e okupimit.Edhe kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se po nderojnë jetën dhe veprën e Rugovës, në kohën kur Kosova po shënon 106 njohje dhe po konsolidohet shteti.Ai tha se sot kujtohet sakrifica e gjithë qytetarëve të Kosovës.Jahjaga: Lufta e UÇK-së, themel i pavarësisëPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kanë bërë homazhe të përbashkëta në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.Me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se lufta e lavdishme e UÇK-së dhe rënia e komandantit Adem Jashari me familjen e tij dhe gjithë bijve dhe bijave të Kosovës, janë themelet të shtetit të Kosovës.Ajo tha se këto janë dëshmi se lufta e Kosovës për liri nuk ka qenë e lehtë. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se është në Prekaz për të kujtuar sakrificën e gjithë dëshmorëve të UÇK për të respektuar sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe Pavarësi.Ai tha se janë në Prekaz për të marrë energji, për të respektuar, jetën, veprën dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes.Krasniqi:Në Prekaz marrin obligime të rejaKrasniqi u shpreh se sa herë shkojnë në Prekaz marrin obligime të reja për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të saj.Po ashtu, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kryesuar nga Isa Mustafa kanë bërë homazhe të varrezat e familjes Jashari në Prekaz.Mustafa tha se gjenden në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, të cilët dhanë gjithçka për pavarësinë e Kosovës.Ai tha se zotohen në këtë ditë, që do të punojnë shumë për ndërtimin e shteti të Kosovës dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.Jahjaga: E pakthyeshme pavarësia e KosovësPavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje që organizoi për përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë, të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Ky gjashtë vjetor, sipas presidentes Jahjaga, e gjen Kosovën në një demokraci më të konsoliduar, me përpjekje të vazhdueshme për ta bërë vendin me një ekonomi të zhvillua,r dhe gjithsesi me këmbëngulje, për të avancuar proceset që qojnë drejtë integrimeve evropiane.Por, duhet të krijohen kushte të domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe investime te huaja, sipas saj, e që do të ndihmonin në rritjen e vendeve të punës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai tha se familja Jashari sublimon gjithë sakrificën e bërë për liri dhe pavarësi të Kosovës.