Elbasan, vidhnin magazinat e bizneseve, në pranga dy të rinj

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkin nën akuzën e vjedhjes.Të arrestuar janë 20-vjeçari Jaup Troka dhe Renato Çala 21-vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.Sipas bluve të Elbasanit, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin me thyerje magazinën e një firme private, ndërsa janë autorë të vjedhjes në tre magazina të tjera me vlerë 85 mijë lekë të reja.Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.