Kosovë, Oliver Ivanoviç kërkon mbrojtje në liri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2014, 19:06
Iniciativa qytetare Liria, demokracia, drejtësia, ka theksuar sot se gjendja shëndetësore e liderit të saj, Oliver Ivanoviç, është përkeqësuar dhe ka kërkuar që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.Kjo parti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe qeverisë së Serbisë, që “sa më shpejtë dhe në mënyrë energjike” të përfshihen në dhënien e së drejtës që Ivanoviç të mbrohet në liri.Kjo parti ka thënë se proçesi kundër tij është i natyrës politike.Oliver Ivanoviç është arrestuar më 27 janar nga misioni EULEX në Kosovë, i dyshuar se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë dhe pas luftës.