Dita kombëtare e Serbisë,Vulin retorika nacionaliste në Zubin Potok
Nga Zubin Patoku ku mori pjesë në akademinë solemne në kuadër të Ditës Kombëtare të Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se as qeveria aktuale dhe asnjë që do vijë pas saj nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.“Ky është qëndrim që nuk do të mund ta ndryshojë asnjëri që me guxim dhe mburrje mban stemën e Serbisë dhe emrin e saj”, është zotuar ai.Ai ka shtuar se Serbia është këtu dhe se Marrëveshja e Brukselit është bërë që Serbia të mos largohet nga këtu, por që të mbetet këtu si dhe të mbetet e serbëve të Kosovës.Vulin ka njoftuar të pranishmit se në vitin e ardhshëm Dita e Kombëtare e Serbisë do të kremtohet në Shtërpce.Vulin në zgjedhjet për prefekt në Mitrovicën veriore ka parashikuar fitoren e kandidatit të listës “Sërpska” Goran Rakiç. Në këtë akademi morën pjesë edhe prefektë serbë nga Kosova dhe të ashtuquajturit shefa të “pesë qarqeve të Kosovës”.