Zgjedhjet për kryetar komune, nis sot fushata në Veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2014, 07:45
Ndërsa Kosova feston përvjetorin e pavarësisë në Mitrovicën e Veriut, sot nis fushata për kryetar komune.Zgjedhjet për këtë komunë do të zhvillohen më 23 shkurt, meqenëse kryetari i zgjedhur në ciklin e rregullt zgjedhor, Kërstimir Pantiç refuzoi të bëjë betimin, sipas ligjeve të Kosovës.Fushata në këtë komunë do të zgjat vetëm pesë ditë.Në garë për të parin e Mitrovicës së Veriut, janë katër kandidat. Dy nga komuniteti serb, ku favorit shihet Olliver Ivanoviç, nga nisma qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” në raport me Goran Rakiç, nga Lista Serbia.Në kampin shqiptarë, në garë janë Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Musa Miftari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.