Kuçi: Marrëveshja me Serbinë për drejtësinë, brenda dy javësh
Brenda dy javësh pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për drejtësinë ndërsa dialogu duhet të përfundojë me traktatin e paqes. Kështu ka thënë Hajredin Kuçi menjëherë pas takimit të dy Kryeministrave, në një intervistë për mediat kosovare.Ai ka folur për Gjykatën Themelore, ku thotë se janë pajtuar që të jetë në përbërje të shtatë komuna, katër nga to serbe e tri të tjerat shqiptare.“Kjo marrëveshje e re që pritet të finalizohet nuk kërkon ndryshime ligjore por përkundrazi i respektohen poashtu jemi pranuar që të kemi një Gjykatë Themelore në territorin e juridiksionit të Mitrovicës, çfarë ka qenë edhe me herët, e çfarë është edhe në ligjet tona. Dhe do kemi reflektimin të mundësisë së pjesëmarrjes apo qasjes së qytetarëve në drejtësi si dhe përfaqësimit adekuat në kuptimin etnik, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi garantuar dhe jemi përafruar të dyja palët. Pritet që brenda dy javësh të nënshkruhet marrëveshja”, ka thënë Kuçi.Kuçi premtoi se lëndët do i gjykojnë pa dalim etnike dhe se askush nuk do të ketë ekskluzivitet në dallim etnik. Tha se nuk ka ndarje etnike në sistemin e drejtësisë. Madje, sipas tij, gjyqtarët që janë duke pritur në Vushtrri do të zhvendosen dhe do të shkojnë në veri të Mitrovicës për të punuar.“Po ashtu do të ketë ndërtesën në gjykatën veriore, tani ku është, do të ketë përbërje të ndryshme etnike, nënkupton nuk ka ndërtesë të veçantë për serbët apo shqiptarët, por departamentet do të jenë të përbashkëta dhe organizimi do të jetë i integruar, mendojë kjo ka qasja jon dhe besojë është qasje integruese”, tha ai.Ai kur foli për përfundimin e dialogut, tha se nuk dihet kur do të përfundojë, por u shpreh i sigurt që duhet të përfundojë me traktatin e paqes.“Sa më afër integrimit në Unionin Evropian edhe Serbia edhe Kosova, do të kërkohen kushte shtesë dhe nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen reciproke. Sikur që traktati i paqes që unë e kam propozu që nuk ka qenë shumë popullist, nuk do të thotë që do të ndodh, nëse nuk parashihet paqja e përhershme, njohja reciproke, kërkim falja nga Serbia dhe të pagjeturit e shumë çështje të tjera që e përmbyllin kapitullin e kaluar dhe hapin kapitull mes dy shteteve të rajonit”, ka thënë ai.