Zëvendës kryeministri grek viziton Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2014, 13:20
Në kuadër të një turneu nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos të mërkurën, më 19 shkurt do të vizitojë Kosovën.Gjatë qëndrimit në Prishtinë kryediplomati grek do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.Ndërkohë më datën 20 shkurt, numri dy i qeverisë greke do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.