Shpërthim në Tetovë, plagosen 5 fëmijë rom
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2014, 07:51
Pesë fëmijë janë plagosur të dielën gjatë një shpërthimi në Tetovë, në një lagje të banuar me popullsi rome.Autoritetet bëjnë të ditur se dy vajza të moshës 12 dhe 14 vjeçe janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën dhe se ato janë dërguar për mjekim në Spitalin e Shkupit.Autoritetet policore nuk kanë njoftuar për llojin e mjetit shpërthyes, ndërkohë që thonë se hetimet po vazhdojnë.Dëshmitarët kanë pohuar për mediat lokale se në vendin e ngjarjes është krijuar një krater i dukshëm dhe shenja predhash përreth.