Serbi, ‘Çakallët’ dënohen me 106 vjet burg për 120 vrasje

Nëntë pjesëtarët e formacionit para-ushtarak serb “Çakallët” janë dënuar me 106 vjet burg nga një gjykatë në Beograd. Sipas mediave beogradase, dy prej të akuzuarve janë liruar nga të gjitha akuzat që i rëndonin për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat e Pejës, gjatë luftës në vitin 1999. Ky njësit paramilitar është shpallur fajtor për vrasjen, dhunimin, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës së shqiptarëve dhe dëbimin e popullatës civile për në Shqipëri.Gjykatësja Snezhana Nikoliç Garotiç njoftoi se të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq. Viktima me moshën më të re në këtë masakër ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa më e vjetra 87.I akuzuari i parë, Toplica Miladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim, Sreqko Popoviç me 10, Slavisha Kastratoviç me 2 vjet burgim, Boban Bogiçeviç me 2 vjet, Abdulah Sokiç me 12 vjet burgim, Milojko Nikoliç me 20 vjet, Ranko Momiç me 15 vjet, Sinisha Mishiç me 5 vjet dhe Dejan Bulatioviç me 20 vjet. Në tërësi të akuzuarit u dënuan me 106 vjet burgim. Të liruar nga akuzat janë Radoslav Brnoviç dhe Velko Koriçani.