Kosovë, veteranët e UÇK-së 'bojkotojnë' festën e pavarësisë
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të marrrin pjesë në festën e pavarësisë.“OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në kremtimet e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkëluftëtarëve dhe mbajtjes së tyre prapa hekurave bazuar në procese të montuara”, thuhet në një komunikat të OVL të UÇK’së.Disa ditë më parë, ata janë mbledhur dhe kanë protestuar në lidhje me mundësinë e hapjes së një tribunali të veçantë për krimet e UÇK-së.“Krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat ne nuk do të marim përgjegjësi”, thuhet në një deklaratë të tyre.