Kosovë, nisin festimet e pavarësisë

Festimi i 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  illoi  me shpjegimin nëpër të gjitha shkolla, ku ora e parë do t'i kushtohet kësaj feste.Mësuesja e lëndës gjuhë shqipe në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, Hajrie Balidemaj, orën e parë të mësimit  ia kushtoi ditës së Pavarësisë së Kosovës.Ajo thotë se këtë praktikë e ndjek çdo vit, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, pasi këtë ditë e konsideron të një rëndësie të veçantë.Nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë.