Lesotho, njeh Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se Mbretëria e Lesothos, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur."Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit", ka shkruar Thaçi në Facebook.Mbretëria e Lesotos shtrihet në kontinentin afrikan dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1966.Në muajin janar të këtij viti, Kosova u njoh edhe Tonga.  Tonga njihet si shtet sovran dhe është i përbërë nga 176 ishuj me sipërfaqe prej rreth 750 kolometra katrorë.