Hoxhaj:Sot Kosova ka një imazh ndryshe

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova për gjashtë vjet shtet ka shënuar progres të gjithanshëm.Ai ka vlerësuar se Kosova është një histori suksesi sa i përket ndërtimit të institucioneve demokratike efikase dhe multientinike dhe sa i përket stabilitetit të brendshëm politik e ekonomik.Hoxhaj ka thënë se për gjashtë vjet Kosova jo vetëm se ka pasur konsolidim të pozitës së saj ndërkombëtare, mirëpo, sipas tij, fal shtetëndërtimit të brendshëm ka shënuar sukses në arenën evropiane.