Lungo Mare, Ministria e Turizmit shpall 5 finalistët e konkursit për vijën bregdetare të Vlorës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit më 28 Nëntor të vitit që lamë pas, Ditën e Pavarësisë së Kombit, në prani të qytetarëve të Vlorës shpalli Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të këtij qyteti. Konkursi është organizuar për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban për një vijë bregdetare me gjatësi afërsisht 5 km dhe shtrirje nga Pylli i Sodës deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë.Konkursi u publikua në një faqe të dedikuar interneti www.vlorawaterfront.al, por njoftimi i çeljes së tij u publikua edhe në disa faqe ndërkombëtare konkursesh shumë të frekuentuara nga mjaft arkitektë dhe urbanistë.Tema e konkursit, sikurse edhe vetë qyteti i Vlorës dhe Vija e tij Bregdetare tërhoqën interesin e shumë profesionistëve nga mbarë bota. Proçedura e konkursit kërkonte që të interesuarit të regjistroheshin fillimisht online, duke plotësuar një formular pjesëmarrje dhe më pas të dorëzonin projektet e tyre brenda datës 28 Janar 2014.Për shkak të kërkesave të shumta nga të interesuarit, organizatorët morën vendimin të shtyjnë datën e fundit të aplikimeve dhe u dhanë mundësi konkurentëve të punojnë deri më 12 Shkurt.Regjistrimet online arritën një rekord krahasuar me konkurse të mëparshme të organizuara në vend. Në përfundim të afatit zyrtar, në faqen e Konkursit u regjistruan rreth 110 studio vendase e të huaja, mes të cilave kishte edhe grupime studentore.Por sikurse ndodh shpesh në konkurse të kësaj natyre, me tematikë mjaft komplekse dhe me një shtrirje relativisht të madhe territoriale, jo të gjithë ata që regjistrohen dhe shprehin inters për pjesëmarrje arrijnë të finalizojnë propozimet e tyre.Por sidoqoftë, edhe në kushte të një detyre projektimi jo fort të thjeshtë dhe një vije bregdetare 5 km të gjatë, Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Qytetit të Vlorës arriti të marrë plot 45 projekt-propozime, të cilat janë vizione mjaft të mira për zhvillimin e këtij aseti urban të spikatur në bregdetin e Jugut.Harta nga vijnë projekt-propozimet për Konkursin është kjo që shikoni në ekran.Itali (15), Shqipëri (13), Francë (3), SHBA (2), Belgjikë, Britani e Madhe, Gjermani, Greqi, Hollandë, Poloni, Spanjë, Zvicër, Kosovë, Maqedoni, Indi, LibanNë përfundim të afatit të Fazës së parë të Konkursit, Juria ndërkombëtare e Short-listimit, ose shqipëruar si Juria e Zgjedhjes Paraprake, në tre ditët që pasuan, më 13, 14 dhe 15 Shkurt, punoi intensivisht për të vlerësuar 45 propozimet e mbërritura dhe për të përzgjedhur 5 propozimet më të mira.Sot Juria ka marrë vendimin dhe jemi këtu për ta ndarë atë me ju. Duhet të theksoj se konkursi ishte anonim dhe Juria e ka bërë përzgjedhjen e saj vetëm mbi bazën e propozimeve të mbërritura!Në përfundim të Fazës 1 të Konkursit, Studiot që kanë përgatitur 5 propozimet e përzgjedhura do të ftohen në Vlorë, më datë 21 Shkurt për të prezantuar projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe qytetarëve të Vlorës. Aty do të përzgjidhet edhe fituesi i konkursit dhe do të ndahen çmimet e paracaktuara.Do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase (ju rikujtoj që ka 15 aplikime nga studio të trevave shqiptare).Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 45 propozimeve që aplikuan u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 5 anëtar, të cilët janë: Rainer Hehl, Andreas Ruby, Anne Charlotte Malterre Barthes, Johan Anrys dhe Daniel Gjoni.Ndërkohë që Juria Finale në datë 21 Shkurt do të ketë 9 anëtarë, mes tyre edhe arkitektin e mirënjohur dhe me një eksperiencë mjaft të spikatur praktike dhe akademike, Milanezin Stefano Boeri, shumë i njohur edhe për profesionistët shqiptarë.Dhe tani i erdhi radha lajmit të shumëpritur. 5 të përzgjedhurit që do të vijnë të prezantojnë propozimet e tyre përpara publikut të Vlorës, janë:
Në faqen zyrtare të Konkursit www.vlorawaterfront.al, gjatë ditëve në vijim, do të keni mundësi të gjeni informacion të gjerë lidhur me profilin anëtarëve të jurisë ndërkombëtare si edhe të 5 studiove të përzgjedhur.Dhe padyshim,Në prezantimin e 5 vizioneve për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në një ndër pikat më tërheqëse të Mesdheut, Ftojmë të gjithë qytetarët e Vlorës të na ndjekin drejtpërdrejt nga Salla e Teatrit “Petro Marko”, por edhe nga një ekran i madh që do të vendoset në hyrje të tij, ditën e Premte, më datë 21 Shkurt, nga ora 10:30 deri në shpalljen e fituesit.Ftojmë gjithashtu edhe gjithë profesionistët që kanë aplikuar ose jo në këtë konkurs, të vijnë në Vlorë e të ndjekin nga afër këndvështrime të ndryshme për transformimin e një Vije Bregdetare.Së fundmi më lejoni të shtoj se në datën 21 Shkurt, në Tetrin “Petro Marko”, përvec 5 prezantimeve të propozimeve të përzgjedhura, do të keni mundësi të shikoni të ekspozuar gamën e plotë të 45 propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës.