Kosova gati për festë,qytetet e vendit stolisen nga flamujtë

Një ditë para përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, kosovarët duket se janë gati për festë.Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë.Në Prishtinë, obelisku i pavarësisë NEWBORN është në përfundim të ngjyrosjes.Në këtë përvjetor, ngjyrat e tij janë ato të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.Mbrëmë, në Muzeun e Kosovës është hapur një ekspozitë, ku tregohen fotografi të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga periudha 1998-1999.Sonte, presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, organizon pritje solemne për mysafirë të ftuar me rastin e gjashtëvjetorit të shtetësisë.