Nishani meazh urimi Jahjagës: Të angazhuar për të ndihmuar shtetin e Kosovës

Presidenti Bujar Nishani uron Presidenten Atifete Jahjaga me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes një mesazhi urimi, Nishani shpreh angazhimin e Shqipërisë në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve me Kosovën, për t'i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar."Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, Juve dhe gjithë popullit të Kosovës!Më lejoni t'ju ripohoj, Zonja Presidente, angazhimin tim e të vendit tim, në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t'i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar.Republika e Shqipërisë i gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsoliduese, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave.Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, si edhe dëshirën për t`Ju mikpritur së afërmi në Tiranë, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar Zonja Presidente, urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për këtë festë të shënuar mbarëshqiptare!” shkruan Nishani.Basha: Përvjetori i pavarësisë të shërbejë si reflektim pozitiv për arritjetKryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në urimin e tij për gjashtë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka uruar që ky përvjetor të shërbejë si një reflektim pozitiv, për hapat e mëdhenj."Ky përvjetor të shërbejë si një reflektim pozitiv, për hapat e mëdhenj, gjigantë do të thoja Kosova ka hedhur në këtë dekadë të fundit duke konsoliduar lirinë e fituar me gjak dhe sakrificë, duke formalizuar pavarësinë e dëshiruar dhe projektuar nga elita e mendjes, e shpirtit dhe kurajos së shqiptarëve të Kosovës dhe duke projektuar të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës, si projekt që garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht prej përkatësisë etnike.Si projekt i zemrës, i shqiptarëve të Kosovës dhe i kombit shqiptar kudo në Ballkan, dhe si projekt që sëndërton të gjitha rrethanat për të përparuar me ato çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës që kanë të bëjnë me një klimë më të mirë ekonomike, me mundësi më të mëdha për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për punësim dhe për mirëqenie, dhe me një perspektivë sa më të mirë për rininë e Kosovës, e cila është demonstruar, padyshim si një rini me kapacitete dhe vlera evropiane gjatë periudhave të transformimeve të mëdha që Kosova ka njohur në këto vite të lirisë dhe këto 6 vite të Pavarësisë”, ka thënë zoti Basha në urimin e tij.Kosova 6 vjet pavarësi, Berisha: Vepra me e ndritur e kombit shqiptarGezuar Kosove pervjetorin e 6-te te pavaresise, vepres me te ndritur te bijeve dhe bijave tuaja dhe te kombit shqiptar!Nderim perjete arkitektit te Kosoves se pavarur Presidentit Rugova, komandantit legjendar, kryeheroit te kombit Adem Jashari dhe te gjithe atyre qe vendosen rinine, jeten, ne themel te lirise dhe pavaresise se Kosoves. Mirenjohje te perjetshme SHBA, NATO-s dhe vendeve anetare per çlirimin e saj. Zoti e bekofte Kosoven dhe kombin shqiptar! Gezuar!!Kryeministri Edi RamaGezuar diten e bekuar te pavaresise se Kosoves #KrenareperKosoven