Rruga e rikonstruktuar dy vjet më parë, shkatërrohet aksi i Gjinarit që lidh 30 fshatra

Rruga e Gjinarit shkatërrohet edhe pse është ndërtuar vetëm dy vite më parë. Falë një investimi prej 500 mln lekesh, kjo rrugë u rikonstruktua në bazë të gjitha standarteve, por cilësia e dobët e punimeve e ka kthyer në gjendjen e mëparshme.Rruga e Gjinarit lidh Elbasanin me 30 fshatra te tjere te kesaj zone dhe bëhet më problematike në kohën e shirave, kur rreshqitja e tokes i bën të pakalueshme disa akse.Banoret e kesaj zone dhe drejtuesit e mjeteve qe kalojne çdo dite thone se rruga eshte bërë e pakalueshme si dhe po ndikon ne uljen e numrit te turisteve drejt pikes turistike te Gjinarit.Cilesia e dobet e punimeve dhe mungesa e studimeve sizmike dhe kanaleve kulluese kane bere qe asfalti te pesoje çarje te medha te 1 meter thellesi.Rruga e Gjinarit eshte nje nga investimet e demtuara brenda pak kohesh ne Elbasan, nderkohe qe askush nuk mban pergjegjesi per fondet publike te shkuara dem.