Berisha thirrje për 20 shkurt: Protestë për dinjitetin tonë, Rama do të përballet me ndëshkimin
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë përsëri thirrje popullit shqiptar për dalje në protesta me 20 shkurt.Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha duke i cilësuar shqiptarët si qytetarët më të mashtruar në Europë, thekson se protesta e 20 shkurtit është para së gjithash protestë për dinjitetin tonë njerëzor, të cilin duhet ta rivendosim duke i thënë Edvin Kristaq Ramës se për mashtrimet e tua do të përballesh me ndëshkimin tonë.Sipas ish kryeministrit protesta e 20 shkurtit është protestë për rivendosjen e votës së lirë, të bazuar mbi të vërtetat e jo mbi mashtrimet e Edi Ramës.“Në rast se ne nuk ndëshkojmë por kapërdijmë mashtrimet e Edvinit, garat elektorale në Shqipëri nuk do jenë tjetër veçse panair i mashtrimeve elektorale. Shqiptarët nuk e meritojnë kurrë këtë!”, shkruan berisha në “Facebook”.Postimi i plotë“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë!Protesta e 20 shkurtit është para së gjithash protestë për dinjitetin tonë njerëzor. Sot shqiptarët janë qytetarët më të mashtruar në Europë. Ne duhet të rivendosim dinjitetin tonë duke i thënë Edvin Kristaq Ramës se për mashtrimet e tua do të përballesh me ndëshkimin tonë.Protesta e 20 shkurtit është protestë për rivendosjen e votës tuaj të lirë, të bazuar mbi të vërtetat e jo mbi mashtrimet e Edi Ramës. Në rast se ne nuk ndëshkojmë por kapërdijmë mashtrimet e Edvinit, garat elektorale në Shqipëri nuk do jenë tjetër veçse panair i mashtrimeve elektorale. Shqiptarët nuk e meritojnë kurrë këtë!Prandaj më 20 shkurt të protestojmë të gjithë për rivendosjen e dinjitetit tonë, për votën tonë të lirë!! Sb”.