Italia në arlam nga droga shqiptare: Nuk llogaritet sasia e drogës që trafikohet

Pulia është porta më e re e lindjes për trafikimin e marijuanës. Alarmi është dhënë nga komandanti i departamentit të operacioneve detare dhe ajrore të Guarda di Finanziac në Bari, Maurizio Muscara.Ai thotë se trafikimi nga kjo rrugë i marijuanës është një fenomen që po përhapet me shpejtësi dhe është bërë tepër shqetësues.Muscara thotë se sasia më e madhe e drogës vjen nga Shqipëria."E kam të pamundur të përcaktoj sasinë e mbërritur nga Shqipëria në brigjet tona për një muaj, por di të them se kjo është një sasi e madhe" theksoi ai.Sipas autoriteteve italiane droga vjen me mënyra të ndryshme transporti, nëpërmjet motoskafeve dhe gomonove me madhësi të ndryshme, por edhe me anë të anijeve apo motorëve të ujit.Komandanti i departamentit të operacioneve detare dhe ajrore të Guarda di Finanziac në Bari, thotë se dorga që vjen nga Shqipëria është e destinuar për tregun e të gjithë Italisë, po në veçanti për Italinë e veriut.Lambordia, Veneto, Emilia Romagna, Toskana janë vetëm disa prej rajoneve ku kjo lloj droge është gjetur gjerësisht.Ai kërkon ndihmë për një hetim ndërkombëtar, sa i përket trafikimit të drogës në këtë zonë dhe thotë se situata është e papërballueshme.