Spitali i Lezhës pa ilaçe, denoncimi nga pacientët, Kadeli: Gjendja skandaloze

Spitali i Lezhës që prej një jave nuk ka asnjë medikament për të sëmurët.Pacientet duhet te blejne vete çdo ilaç ne sherbimet spitalore te Lezhes.Ne repartin e pediatrise, prinderit e femijeve te shtruar deklarojne se kane blere çdo medikament, duke perjashtuar vetem serumet.Ata deklarojne se prej nje jave ne kete spital mungojne shumica e ilaçeve, duke renduar ekonomine e tyre pasi detyrohen që ti blejnë më shtrenjtë medikamentet që i duhen.Ne lidhje me kete shqetesim ka reaguar edhe deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim ne qarkun e Lezhes, Gjovalin Kadeli. Ai e ka konsideruar gjendjen si te papranueshme.Per mungesen e ilaçeve ka reaguar edhe Drejtori i spitalit, Nevruz Bare. Ne kontaktin telefonik, Bare ka shpjeguar se prej disa ditesh ka patur kufizime te medikamenteve ne sherbimet spitalore, ndersa ne urgjence jane te siguruara te gjitha ilaçet baze.