Kosovë, Kuvendi diskuton për situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës

Kuvendi i Kosovës, do t’i kthehet sot edhe njëherë debatit për situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës.Sot, pritet të vazhdojë seanca e ndërprerë nga java e kaluar ku do të shqyrtohen sërish rekomandimet e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.Vendimi që seanca të thirret për sot dhe jo të enjten, siç ishte bërë praktikë e mbledhjeve të Kuvendit, është marrë nga Kryesia pas gjendjes në të cilën ndodhet Universiteti i Prishtinës.Pas dorëheqjes se rektorit Ibrahim Gashi, më pas edhe të gjithë stafit akademik, të hënën kanë dhënë dorëheqje kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së,Muharrem Nitaj si dhe tre  anëtarë të këtij Këshilli të emëruar nga Ministria e Arsimit.Në aktin e dorëheqjes, kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj, ka thënë se politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend.