Aksidentohet familja në Fier, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00 të paradites së dielës në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan, ku një automjet tip ‘Benz’ me targa TR 3757 ka humbur kontrollin, duke dalë nga shtrati i rrugës.Ai ka pësuar disa rrotullime dhe ka përfunduar në një grumbull inertesh që ndodhen anës kësaj rruge.Në automjet në çastin e aksidentit kanë qenë sëbashku me drejtuesin e tij katër persona, ku kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, njëri në gjendje të rëndë për jetën.Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, me një tjetër automjet, të ndihmuar edhe nga policia rrugore, për marrjen e ndihmës mjekësore,Sipas burimeve të marra nga spitali Fier, tre të plagosurit janë banorë të Tiranës, konkretisht babë e bir Genci Tabaku dhe Geraldo Tabaku 42 dhe 14 vjeç dhe nipi i tyre Urim Tabaku 18-vjeç.Pas ndërhyrjes kirurgjikale, shtetasi Genci Tabaku ka kaluar gjendjen e rrezikshme për jetën dhe ndodhet në reanimacion sëbashku dhe me dy të plagosurit e tjerë.Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.