Bilisht, Drejtori vjedh 2.9 mln euro nga banka, Prokuroria e çon për gjykim

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj ish-drejtorit të një banke të nivelit të dytë në Bilisht, Korçë, shtetasin Blendi Topalli, i akuzuar për “vjedhje bankash me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.Nga veprimet e tij të kundërligjshme, ka arritur të tërheqë dhe përdorë rreth 2.900.000 euro (dy milion e nëntëqind mijë euro) nga llogaritë bankare të mbi 50 personave, klientë të bankës. Gjithashtu, prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim kërkesën edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij.Më konkretisht, shtetasin Ervin Xhaçi, i akuzuar për “vjedhje bankash” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”; si edhe, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” shtetasit: Fioralba Andrea, Julian Kosho, Kimet Hoxha dhe Loren Ballço (këta të fundit punonjës të të njëjtës bankë të nivelit të dytë).Nga hetimi i prokurorisë Korçë është provuar se ish-drejtori Topalli, në bashkëpunim me shtetasin Xhaçi kanë transferuar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e personave të ndryshëm në emër të personave të ndryshëm, që më pas ua merrnin.Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se pjesa më e madhe e shumave të vjedhura nga llogaritë e klientëve janë përdorur për vendosjen e basteve sportive, ndërsa një pjesë është përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme.Ndërsa katër punonjësit e tjerë të bankës, të akuzuar për “shpërdorim detyre” kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë kryer veprimet burokratike, të cilat i kanë shërbyer qëllimit të vjedhjes nga ana e drejtorit të filialit.Gjithsesi, nuk provohet që këta punonjës kanë pasur dijeni për qëllimet e drejtorit të tyre, por kanë vepruar në mirëbesim, pavarësisht së në kushtet e shpërdorimit të detyrës.