Ulja e moshës së pensionit të minatorëve, qeveria: Drafti në kuvend në fund të Marsit

Në fund të marsit do të jetë gati projekligji për uljen e moshës së pensionit për minatorët në 55 vjeç. Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë ka ngritur grupin e punës dhe po diskutohen detajet e këtij drafti.Ulja e moshës së pensionit është një nga kërkesat e bëra nga sindikata e minatorëve në bashkimin e sindikateve të pavarura dhe një zotim i qeverisë shqiptare. Sindikalistët thanë se minatorët në moshë pensioni në verën e këtij viti do të marrin pension kur të jenë 55 vjec.“Qeveria në mënyrë urgjente duhet të na plotësojë kërkesën tonë për të ndalë 55 vjeç në pension.  Kjo kërkesë duhej të ishte plotësuar prej kohësh. Qeveria, Parlamenti dhe politika duhet të na japë atë që na takon për vitet që kemi vuajtur nëntokë” tha Kalaja.Por ulja e moshës së pensioni nuk do të jetë e vetmja kërkesë e sindikalistëve, çështja e dytë që do i shtrohet së shpejti qeverisë është dhe rritja e pagës për punonjësit e mbitokës dhe në anën tjetër kërkesa që të mos jepet asnjë koncesion per shfrytëzim minierash pa siguruar jetën e çdo minatori.Këto kërkesa vijnë pasi minatorët në vend punojnë në kushtet të vështira dhe pas 20 viteve ka një bilanc prej 457 minatrorër që kanë humbur jetën në miniera.