Aksioni për pastrimin e territorit, Kodheli kritikon pushtetin vendor: Nuk u angazhua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2014, 15:39
Ndërsa prej ditësh ushtria ka nisur një aksion në të gjithë Shqipërinë për pastrimin e mjedisit, duket se nisma nuk ka gjetur mbështjen e pushtetit vendor. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e pranishme në shumicën e këtyre aksioneve në të gjithë vendin u shpreh se në shumcën e rasteve Bashkitë dhe Komunat janë inegzistente.Kodheli e cilësoi situatën si emergjente dhe kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë aktorët, për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ministria e Mbrojtjes ka rreth 1000 forca dhe do pastrojë më shumë se 80 km rrugë vetëm gjatë kësaj të shtune.