Shërbimi psikologjik në shkolla, Lezhë, seminar mbi evitimin e problemeve tek nxënësit

Shërbimi psikologjik në shkolla nuk ka qenë në nivelin e kërkuar, e për pasojë nuk ka reflektuar mbi probleme të ndryshme sociale, ekonomike e kulturore që janë hasur nga nxënësit. Kjo panoramë është prezantuar nga Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj, sipas të cilit nëse shërbimi psikologjik në shkolla do të ishte konkret dhe i vërtetë, atëherë shumë probleme do të kishin marrë zgjidhje.Shkollat janë kontaktet e para ku reflektohet çdo problematikë e shoqërisë, ndaj bashkëpunimi me institucione që kanë për qëllim edukimin e të rinjve, por edhe organizma të tjerë, mbetet pikësynim i të ardhmes në shërbimin psikologjik të shkollave.