Kreditë e këqija, të parët në rajon. BERZH: Shqipërisë ia kalon vetëm Kazakistani
Shqipëria renditet si vendi me nivelin më të lartë të kredive të këqia duke rrezikuar rritjen ekonomike.Në bazë të raportit të fundit të BERZH, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të huave të pakthyera ndër ekonomitë në zhvillim në Europë dhe Azi. Me 24,4 % të të gjithë portofolit të kredive të dhëna Shqipëria zë vendin e parë në rajon.Të dhënat e sapopublikuara të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) e klasifikojnë Shqipërinë me nivel të lartë të huave të pakthyera edhe ndër ekonomitë në rajon, ku Maqedonia i ka kreditë e pashlyera në nivelin 0,8%, Bosnja më pak se 7% dhe të njëjtin nivel ka Mali i Zi dhe Serbia.I vetmi vend ndër ekonomitë në zhvillim në Europë dhe Azi me nivel më të lartë huash bankare të pashlyera se Shqiperia rezulton Kazakistani , me 36,7%. Rritja e nivelit të kredive me probleme është ngritur si problem edhe nga institucione të tjera ndërkomëtare financiare, por edhe nga institucionet shqiptare.Qeveria ka deklaruar se me shlyerjen e borxhit ndaj bizneseve do të kemi një ulje të nivelit të kredive të këqia me të paktën katër pikë."Rritja e huave të pakthyera, ose e "kredive të këqia" është shumë problem sidomos për ekonominë e vendit tonë, e cila është në zhvillim pasi nga njëra anë shtrëngon gjendjen e likuiditetit në sistemin financiar, por shkakton edhe shtrëngimin e kritereve dhe kujdesin e bankave për huadhënie të mëtejshme, duke mos e financuar ekonominë.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga muaji në muaj ulet niveli i kredidhënies për biznese dhe konsumatorë pavarësisht se janë ndërrmarë disa herë ulje të normës bazë të interesit.