Protesta e transportit 8+1 në Durrës, drejtuesit: Plotësim kërkesash ose përshkallëzim të saj

Bllokimi i lëvizjes së automjeteve të shërbimit taksi 8+1, ka rënduar edhe më tej situatën në qytetin e Durrësit, ku gjatë ditës së sotme qarkullimi i tyre por edhe i pasagjerëve që lëvizin me këtë mjet transporti është ndërprerë totalisht.Drejtuesit e furgonëve kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.Kundërshtimet e drejtuesve të automjeteve të shërbimit të transportit 8+1, erdhi menjëherë pas vendimit të policisë rrugore të kryeqytetit, e cila ndalon transportin e pasagjerëve në kthim, ndërkohë që kjo u shoqërua më pas edhe me vendimet e dy ministrave, Tahiri dhe Haxhinasto, çka kanë sjellë këtë situatë në të gjitha qytetet e vendit.