Analiza e Prokurorisë së Shkodrës, prokurorët : Rritje të kriminalitetit, mungon Llala
Krimi ka njohur rritje gjatë vitit 2013 në qarkun e Shkodrës. Në këtë përfundim ka dale Prokuroria e këtij rrethi gjatë analizës vjetore për vitin që lamë pas. Gjatë fjalës së tij, prokurori Besnik Cani u ndal tek problematikat e hasuara gjatë punës përgjatë një viti, ndërsa gjithsej janë paraqitur në këtë organ 2087 materiale të reja hetimore..Për Prokurorinë e Pukës, e cila gjatë vitit që lamë pas u përfshi në një skandal, sipas prokurorit të ri Albert Muça, është niveli i ulët arsimor i policisë gjyqësore, gjë që ka ndikuar edhe në vendimet e marra. Ky organ ka patur gjithsej 340 kallzime për një sërë veprash penale gjatë 2013-ës.Ndërkohe hetuesit e Prokurorisë së Apelit vunë në dukje se gjatë këtij viti ka patur rritje të veprave penale, ku 57 % e çështjeve kanë ardhur nga Gjykata e Shkodrës, 10% nga Kukësi, 7 % nga Puka dhe 5% nga Tropoja.