Akciza mbi pijet dhe duhanin, Kume: Masa ndaj subkekteve që evitojnë pagesat
Të gjithë prodhuesit e pijeve alkolike apo duhanit, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë informale, pa u çertifikuar më parë si subjekte që duhet t'i nënshtrohen ligjit të akcizës, duhet të paraqiten në Drejtorinë e Doganës për të kryer pagesat dhe detyrimet e akcizës.Drejtori i Doganës së Elbasanit, Oligert Kume, gjatë një takimi të organizuar nga prefekti i qarkut, Arben Kamani, me pjesëmarjen edhe të kryetarëve të njësive vendore, ngriti shqetësimin mbi tregtimin e pijeve alkolike dhe duhanit, të cilat ofrohen nga subjekte të paçertifikuara dhe që sipas tij, nuk i paguajnë detyrimet e akcizës.Në qarkun e Elbasanit ushtrojnë aktivitetin e tyre një numër i konsiderueshëm prodhues të duhanit dhe pijeve alkolike, ku një pjesë e mirë e tyre shmangin detyrimet ligjore dhe operojnë në treg pa çertifikatën e tregtimit të produkteve që ofrojnë.