Punimet në rrethimin e Presidencës, Lame-Shkreli: Po dëmtohen objekte me vlerë historike
Paraditen e së shtunës disa punonjës janë parë duke hequr kangjellat e godinës së presidencës dhe duke hequr edhe dekorin e rrethimit të këtij institucioni.E nëse për mjaft qytetarë ky është parë si një rregullimi i ambjeteve të jashtë të selisë, Artan Shkreli dhe Artan Lame, si përfaqësues të forumit të trashëgimisë kanë reaguar ndaj këtij veprimi duke e quajtur shkatërrim të objektit me vlera historike dhe monumentale.Si njohës të mirë të trashegimisë Z. Shkreli dhe Z.Lame thanë se është zgjedhur kjo e shtunë, ditë pushimi që të punohet pa u vënë re në rrethimin e presidencës duke zhdukur vlerën historike që kjo seli përmban.Shqetësimi i tyre është se për heqjen e këtij rrethimi nuk është lajmëruar drejtoria e Insitutit të Mbrojtjes së Kulturës, as Këshilli Kombëtar i Restuarimit dhe as ministrja e Kulturës.