Djali i Rrapush Xhaferit në Gjykatën e Lartë, kërkon lirim nga 12 mln USD të trashëguar

Borxhet e lëna nga i ati Rrapush Xhaferri, kanë detyruar një nga djemtë e tij ti drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs, pasi nuk ka mundësi të paguaj 12 milion dollar detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.Asllan Xhaferri në bazë të një vendimi të Gjykatës së Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit i detyrohet shqiptarëve rreth 15 miliard lekë të vjetra. Ai ka paditur Avokaturën e Shtetit, e cila ka në administrimin fondacionin “Demokracia Popullore”, e krijuar nga babai i tij dhe kërkon shfuqizimin e vendimit ku detyrohet të paguajë borxhin.10 vjet më pare, Gjykata e Tiranës do të pushonte gjyqin ndaj Rrapush Xhaferrit për shkak të vdekjes së tij. Ndërsa tre djemtë e tij u dënuan me 28 vjet burg në total, por vetëm Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij. Mësohet se dy vëllezërit e tij prej më shumë se 15 vitesh janë në kërkim nga shteti shqiptarë, për të shlyer borxhet dhe dënimin e tyre.Pas kreyrjes së dënimit prej 8 vitesh burgim, Asllan Xhaferi duhet të shlyej detyrimin prej 12 milionë dollar, pasi sipas Gjykatës rezultojnë afro 1 milion e 200 mijë shtetas të cilët kanë depozituar këtë shumë. Rekursi është rregjistruar në datën 14 shkurt në Gjykatën e Lartë, ndërsa pritet që brenda muajit të caktohet relatori i çështjes si dhe data e seancës.