Vendimi i qeverisë për furgonët, protesta në Korçë dhe Fier: Po lëmë familjet pa bukë

Protesta e drejtuesve të furgonave në Korçë ka hyrë në ditën e 11-të. Sipas tyre gjatë këtyre ditëve edhe furgonat e liçensuar nuk kanë mundur që të punojnë, pasi nuk janë lejuar nga policia.Ndalimi i qarkullimit të taksive 8+1 ka rënduar akoma më shumë situatën ekonomike të familjeve të drejtuesve të këtyre mjeteve.Revolta dhe irritmi i drejtuesve të furgonave 8+1 vazhdon te rritet ndaj vendimit të qeverise Rama për shkak të pezullimit të punës së tyre.Perveçse drejtuesve te furgoneve, pakenaqesi te medha jane krijuar edhe ne radhet e pasagjereve te cilet jane te detyruar te presin me ore te tera neper stacione per te udhetuar drejt destinacioneve te ndryshme.Ndërkohë në qarkun e Fierit protesta e shoferëve të taksive 8+1 ka hyrë në ditën e saj të pestë.Paraditen e së dielës drejtuesit e mjeteve në fjalë janë grumbulluar në hyrje të qytetit Fier, në vendin e quajtur Vija e Ngjalës. Ata kanë kërkuar që qeveria të zhbllokojë situatën, ndërsa kanë pohuar se gjendja e tyre ekonomike sa vjen dhe rëndohet.Protesta e shoferëve zhvillohet kundër vendimit të qeverisë për të mos marrë pasagjerë në kthim. Sipas drejtuesve të mjeteve, kjo protestë nuk ka karakter politik, por veçse ekonomik dhe drejtohet ndaj gjithë atyre që nuk marrin parasysh kërkesat e tyre të drejta.