Thirrje antishqiptare në Himarë, fletushka në gjuhën greke, policia nis hetimet

 Thirrjet anti shqiptare janë rikthyer sërish në vendin tonë dhe ashtu si në herët e kaluara, është sërish zona e Himarës epiqendra e tyre."Përpara 100 vitesh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë"?,  "Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët", e të tjera mesazhe si këto, ishin përmbajtja e fletushkave të cilat ishin shpërndarë pothuajse në të gjithë zonën dhe ishin shtypur në gjuhën greke, të cilat mbanin siglën e komitetit qëndror “Vorio Epir 1914”.Menjëherë forcat e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat Filip Dhimojanin, si person i dyshuar për shpërndarjen e fletushkave, ndërsa ka sekuestruar edhe automjetin e tij. Policia ende nuk ka dalë në një qëndrim zyrtar mbi këtë incident të rradhës në Himare, ndërkohë që thirrjet në gjuhën greke me përmbajtje anti-shqiptare paraqesin këtë fshat 100 vite më parë, ndërsa qarkullonin në duart e banorëve të zonës por edhe të shpërndara në çdo cep të Himarës  që prej  ditës së djeshme.