Kosovë, publikohet logoja e kremtimit të 6-vjetorit të pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar sot logon e 6-vjetorit të kremtimit të Pavarësisë së Kosovës.Në një mesazh në rrjetin Facebook, Thaçi thekson se në këto vite është konsoliduar pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës.“Kemi arritur shumë në këto gjashtë vite, kemi rrumbullakuar dhe konsoliduar pavarësinë dhe sovranitetin. Kjo është logoja zyrtare e kremtimit të Ditës së Pavarësisë. Bëni share dhe ndani edhe ju me miqtë tuaj ngjyrat e pavarësisë sonë gjatë kësaj jave”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij.Më datën 17 shkurt, Kosova kremton shpalljen e pavarësisë së saj.