Zgjedhjet serbe në Kosovë do organizohen nga OSBE-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2014, 08:45
Beogradi zyrtar po insiston që zgjedhjet të organizohen sipas modelit të vitit 2012. Për këtë ata thonë se është arritur parimisht një marrëveshje në Bruksel. Por kjo është mohuar nga Qeveria e Kosovës, shkruajnë mediat kosovare.Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të lejojnë hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë si në vitin 2012, por “vetëm të qendrave grumbulluese dhe të transportit në Serbi”.Gjithë procesin do ta organizojë OSBE-ja ashtu siç pritet të përcaktohet në marrëveshje me institucionet e Kosovës. Por, përfshirja e OSBE-së qoftë edhe në rolin e lehtësuesit, sipas njohësve të zgjedhjeve, është e jashtëligjshme dhe kundër Kushtetutës.