Dorëhiqet edhe Rektori i ri, studentët kërkojnë shkarkimin e KD të UP-së

Nuk kanë kaluar as 24 orë që kur ishte emëruar ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, kur profesori Naser Sahiti ka vendosur të dorëhiqet.Pas dorëheqjes së rektorit Ibrahim Gashi, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e kishte emëruar Sahitin në postin e ushtruesit të detyrës deri në procesin e ardhshëmzgjedhor.Mirëpo, Sahiti tashmë ka kumtuar dorëheqjen e tij.Me këtë vendim, Sahiti e ka njoftuar edhe Këshillin Drejtues të UP-së, i cili pritet të sjellë vendimin tjetër.Bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit, kanë dhënë dorëheqje edhe tre prorektorë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.Përfaqësuesit e studentëve, të cilët kanë protestuar gjatë dy javëve të fundit deri në shkarkimin e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.Durim Jasharaj, në një konferencë për mediat të mbajtur para Rektoratit të UP-së, ka thënë se rektori ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit të studentëve.“Dorëheqja e rektorit as nuk është akt moral, as intelektual, për shkak se ai as nuk ka qenë intelektual e as me virtyte moral. Dorëheqja e rektorit nuk vjen për shkak të dëshirës dhe vullnetit të tij por vjen për shkak të presionit, organizimit, rezistencës, shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve të vendit. Kjo është një fitore e vogël, është një betejë e cila e nis një luftë të gjatë për të cilën ne sigurisht se jemi të përgatitur dhe nuk e kemi ndërmend të heqim dorë. Edhe një herë është shumë e rëndësishme t’i përmendim të gjitha kërkesat tona për shkak se ky rektor nuk është pahiri rektor mashtrues, ish rektori më falni, por ky njeri ka ardh për shkak se ekziston një strukturë e caktuar, organizative e cila e ka sjell këtë rektor mashtrues. Prandaj, ne jemi këtu ta përmendim se përderisa ekziston një Këshill Drejtues i cili i ka 9 persona e prej tyre 4 persona i cakton Ministria e Arsimit ne kemi me pas vazhdimisht rektor të cilët kanë me qenë të lidhur me pushtetin e jo në shërbim të dijes e universitetit”, ka thënë ai.Jasharaj ka thënë se një ndër kërkesat e tyre kryesore është ndryshimi i Statutit të UP-së, i cili sipas tij, po ia mundëson UP-së politizimin ligjërisht.Theksoi se studentët kishin protestuar edhe kur ishte miratuar ky Statut, mirëpo sipas tij, në atë kohë nuk ishin marrë parasysh.Ndërsa, Fitim Salihu, i ka bërë thirrje policisë që t’i lirojnë edhe aktivistët e tjerë të cilët ishin arrestuar gujatë ditës së premte, duke thënë se 5 prej tyre janë liruar dje kurse të tjerët po pritet të lirohen për pak çaste.Studentët kanë thënë se nesër do të pushojnë nga protesta, derisa në ditët në vijim do të tregojnë se në çfarë mënyre do t’i vazhdojnë kërkesat e tyre siç është shkarkimi i Këshillit Drejtues të UP-së dhe ndryshimi i Statutit. Ata janë shprehur se mënyra më efikase është ajo e protestës në rrugë.