Ambasadorja franceze në RTV Ora News, Christine Moro: E impresionuar nga investimet
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, zonja Christinë Moro, vizitoi ambjentet e televizionit Ora News dhe Channel One ku zhvilloi një takim me Presidentin. zotin Ylli Ndroqi dhe drejtuesit e departamenteve.
Fillimisht zoti.Ndroqi e njohu më nga afër diplomaten franceze me punën dhe investimet e realizuara deri më tani. Trasmetimi, studiot e emisioneve, News Room-in, departamentin e ëebit etj.
"Është një vizitë shumë interesante të shohësh se si punojnë njerëzit në këto prapaskena, ku informohen teleshikuesit 24 orë në 24 kudo ku ata janë"tha ajo.Diplomatja franceze mbeti e impresionuar nga ambjentet e Ora News."Jam shumë e kënaqur që pashë gjithë këto ambjente, të cilat janë shumë moderne. Mendoj se është e rëndësishme që të shohim shërbimet e informacionit që janë objektive dhe që informojnë çdo aspekt edhe në Shqipëri, por edhe në botë"u shpreh Ambasadorja.Nga ana e tij zoti.Ndroqi paraqiti si armë të fortë të televizionit të qënurit i balancuar.
"Radio televizioni Ora News ka ruajtur paanshmërinë e saj në lançimin e lajmit. Informacioni shkon tek publiku i paçensuaruar"theksoi zoti.Ndroqi.Në shenjë mirënjohje Presidenti Ndroqi i dhuroi Ambasadores Christinë Moro logon e Televizionit të gdhendur me simbolin kombëtar, Shqiponjën.
Kryediplomatja franceze në Shqipëri pati mundësinë që të vizitojë edhe Televizionin Channel One dhe të informohet për projektet që kjo media ka për të ardhmen.